Bie vlera e yjeve të futbollit, shkak koronavirusi

08 prill 2020 | 23:39

COVID-19 ka shkaktuar telashe të mëdha në futboll. Pandemia e koronavirusit ka sjellë një krizë financiare në gjithë sferat në botë, përfshirë edhe futbollin.

Derisa klubet po punojnë që lojtarët të ulin pagat, këtyre të fundit tashme u ka rënë vlera.

Portali i njohur “Transfermarkt”, nga ku referohet e gjithë bota në lidhje me çmimet e lojtarëve ka publikuar listën më të shtrenjtëve të globit dhe uljen e çmimit të tyre në merkato. Askush nuk i ka shpëtuar krizës dhe yje si Lionel Messi, Kylian Mbappe e Neymar kushtojnë më pak.

Vlera e Mbappe ka rënë për 10 për qind, ndërsa vlera e Neymar në 20 për qind. 20 për qind ka rënë edhe vlera e Lionel Messit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive…