Bien investimet e huaja direkte në Kosovë

27 korrik 2025 | 09:03

Tri shtetet kryesore prej nga vijnë investimet e huaja direkte janë Gjermania me 23.7%, Zvicra me 22.2% dhe ShBA-të me 10.4%.

Por, raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës, nxjerrë në pah rënien e këtyre investimeve.

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, janë disa faktor që kanë ndikuar në rënien e investimeve të huaja direkte në Kosovë, nisur nga pasiguria juridike si dhe klima politike.

“…janë dy gjëra që kanë ndiku në ranjen e investimeve të huaja direkte, e para është mosthithja e investimeve përkatësisht prodhimit ose mossjellja e investitoreve të huaj në Kosovë. Ne edhe më herët kemi thanë që këto dy vitet e fundit nuk ka pasur interesim as të vijë dikush për të investuar në Kosovë për shkak të pasigurisë juridike dhe klimës politike që është krijuar, për shkak të një diplomacie shumë të dobët që e kemi pasë…”, tha Rafuna për rtv21

Përpos rënies së investimeve të huaja direkte, sipas ekonomistit Safet Gërxhaliu, me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike si dhe daljen në treg të hapur energjetik, Kosova po humb edhe bizneset.

“…Kosova po përballet me sfida të shumëta si në aspektin politik, social, ekonomik. Në Kosovë kemi 0 investime të huaja të drejtpërdrejta. Kosova ka nevojë për investime të huaja direkte që kanë impakt në ekonominë e Kosovës që krijojnë punësim. Brenga më e madhe është që në Kosovë po largohet kapitali dhe pas vendimeve të fundit të zrre po ikin edhe bizneset…”, theksoi Gërxhaliu për rtv21

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës sektori i patundshmërisë vazhdon të dominoj, me 76.5% të gjithsej Investimeve të Huaja Direkte, duke shënuar rritje prej 25.4% dhe arrin vlerën prej 648.6 milion euro, e ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe kërkesës së lartë për patundshmëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqatës së të Burgosurve Politik Shqiptar të Kosovës Kryetarit te…