 
                    ‘Big Ben’ do të sinjalizojë fillimin e një minutë heshtjeje në orën 20:00 në Britani
                18 shtator 2022
                |  15:30
            
        Parlamenti anglez ka konfirmuar se kambana në Kullën Elizabeth do të goditet në orën 20:00, për të shënuar atë që e quajtën një “moment kombëtar reflektimi”, në të cilin njerëzit inkurajohen të mbajnë një minutë heshtje për Mbretëreshën.
Këmbana është pajisur me një silenciator për të qetësuar zhurmën e ziles, e cila do të bjerë përsëri në orën 20:01 për të shënuar fundin e një minutë heshtjeje.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        