‘Big Brother VIP’, mes konkurrentëve është edhe motra e Icardit!

14 janar 2024 | 19:38

Ivana Ikardi, motrat e Mauro Ikardit, ka çuditur të gjithë teksa ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në edicionin e ri të BIG Brother VIP në Argjentinë, “Gran Hermano Duo”.

Ajo ka bërë të ditur se do hyjë në shtëpi mes personazheve të tjera të njohura dhe nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të qartë se është shumë e lumtur për eksperiencën e re që e pret, pasi më parë kishte marr pjesë në Big Brother si në Argjentinë, ashtu edhe në Itali.

“Tre vite më vonë, nuk më besohet as mua. Jam shumë e lumtur për këtë mundësi, mendoj se hera e tretë do të jetë ajo e duhura. Shpresoj te mbështetja juaj dhe që të jeni me mua dhe të më njihni pak më shumë, në mënyrë që të jem fituesja”, shkruante ajo në rrjetet sociale pak orë para se të futej në shtëpinë e VIP-ave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën dy persona janë lënduar si pasojë e një…