Big Mama me akuza për spektaklin “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar, unë nuk e shes veten për spektakël

04 korrik 2025 | 14:04

Pas përfundimit të edicionit të dytë të spektaklit “Ferma VIP”, ku Big Basta u shpall fitues, reagimet nuk kanë munguar – dhe më e drejtpërdrejta ndër to ka qenë Big Mama.

E ftuar në emisionin “Krejt n’Debat”, artistja karizmatike ka hedhur akuza të forta ndaj mënyrës si u menaxhua gara, duke aluduar se fitorja ishte e paracaktuar nga produksioni dhe se transparenca e votave lë shumë për të dëshiruar.

“Për mua fitorja ka qenë Roni edhe jam shumë me fat që e kam fitu. A pse s’kam fituar [spektaklin] ajo është e ditur, është kot me fol, se ju e dini flas pa doreza, por ajo gjë ishte e shitur, normal! Dikush ka nevojë për emër, dikujt i intereson vetëm titulli”, deklaroi ajo pa asnjë filtër.

Në stilin e saj të njohur të sinqertë dhe shpesh provokues, Big Mama shtoi: “S’kam qenë hipokrite si disa, jam shumë e lumtur me karakterin që kam. Unë s’e shes b*then as për spektakël, as për lek, as për asgjë”.

Deklarata e saj ka ndezur rrjetet sociale, ku fansat e ndarë në kampe të ndryshme po komentojnë nëse edicioni i sivjetshëm ishte vërtet i drejtë apo i manipuluar për qëllime imazhi.

Big Mama nuk është e vetmja që ka ngritur dyshime. Edhe Andueli dhe Andrea, dy finalistë të tjerë, kanë lënë të kuptohet se finalja nuk reflektonte realisht dinamikën dhe mbështetjen publike që ishte ndërtuar gjatë spektaklit.

“Ferma VIP” këtë vit solli shumë emocione, por edhe polemika – dhe deklaratat si kjo e Big Mamës pritet të nxehin më tej debatin për besueshmërinë e reality show-ve në hapësirën shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pushimeve familjare, Ivan Rakitiq, ka vendosur t’i japë fund…