BIK-u: Muaji i Ramazanit fillon më 2 prill

31 mars 2022 | 14:14

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka njoftuar besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit fillon të shtunë më 2 prill.

Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Kryesia e BIK-ut ka përgëzuar besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet shqiptare, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me njëri-tjetrin.

“Me fat muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, ka njoftuar BIK-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e aktorja amerikane, Beyonce, ka mahnitur ndjekësit me paraqitjen…