BIK-u: Po vazhdon me sukses therja e kurbanëve

08 qershor 2025 | 13:20

Po vazhdon ende therja e kurbanëve në territorin e Kosovës.

Kështu ka bërë me dije Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) përmes një njoftimi, ku tha se përmes një organizimi të mirëfilltë dhe të mbështetur nga besimtarët, po vazhdon me sukses therjen e kurbanëve sipas porosive të besimtarëve.

“Që nga falja e namazit të Kurban Bajramit, ky proces ka filluar në emër të Allahut dhe tashmë po i afrohet përmbylljes së tij. Zoti i pranoftë kurbanët e të gjithë besimtarëve dhe i bekoftë familjet me mirësi, paqe dhe begati!”, ka njoftuar BIK-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Murtaja e ruminantëve nuk është një sëmundje e rrezikshme për…