
Bilall Sherifi: Kurti betejën e ka me veteranët e vërtetë të UÇK-së
16 qershor 2022
| 14:21
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Albin Kurti nuk e ka betejën me veteranët e rrejshëm.
Sipas tij, Kurti veteranët e rrejshëm i përdor vetëm si pretekst për të luftuar pikërisht kundër veteranëve të vërtetë.
“Arsyeja pse nuk e ka me të veteranët e rrejshëm është e thjeshtë, ai vet bën pjesë në atë grup, prandaj nuk mund të luftojë kundër vetes. I lufton veteranët e vërtetë pikërisht sepse nuk bën pjesë në atë grup!”, ka shkruar Sherifi në llogarinë e vet në “Facebook”.