
Bilall Sherifi: Vendi i Bacës Jakup duhej të ishte në Kosovë
Anëtari i kryesisë̈ së Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi e ka uruar kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi për ditëlindjen e 70-të.
Sherifi ka thënë së ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës i kaloi më shumë se 50 vjet në shërbim të çlirimit të Kosovës dhe jetësimit të shtetit të pavarur të Kosovës.
“Në këtë natë të ndërrimit të viteve, vendi i tij duhej të ishte në Kosovë, në gjirin familjar dhe në mesin e miqve të tij. Jam i bindur se ashtu siç ka ngadhënjyer në të gjitha betejat e mëparshme, edhe ndaj sfidës së fundit do të dalë ngadhënjimtar”, ka shkruar Sherifi në profilin e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Sherifit:
Urime 70 vjetori, Baca Jakup!
Më 1 janar 2021 Jakup Krasniqi mbush 70 vjet! Në mënyra dhe kohëra të ndryshme, Baca Jakup i kaloi më shumë se 50 vjet në shërbim të çlirimit të Kosovës dhe jetësimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Në këtë natë të ndërrimit të viteve, vendi i tij duhej të ishte në Kosovë, në gjirin familjar dhe në mesin e miqve të tij. Jam i bindur se ashtu siç ka ngadhënjyer në të gjitha betejat e mëparshme, edhe ndaj sfidës së fundit do të dalë ngadhënjimtar.
Urime 70 vjetori i lindjes, Baca Jakup!
Urojmë nga shpirti që të na kthehesh sa më parë në mesin e njerëzve që të duan dhe që çmojnë lartë punën tënde atdhetare dhe intelektuale! Gëzuar!
Me respekt të veçantë
Bilall Sherifi
(Epoka e re)