Biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë arrijnë deri në 250 euro: Çmimet dyfish më të larta se ndaj Gjermanisë

21 nëntor 2025 | 19:15

Biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë në “playoff”-in e Kupës së Botës kanë a çmime jashtëzakonisht të larta, duke shkuar deri në 250 euro për kategoritë premium.

Kjo shumë është dukshëm më e madhe krahasuar me ndeshjen e Sllovakisë kundër Gjermanisë, ku bileta më e shtrenjtë ka kushtuar rreth 120 euro. Diferenca po komentohet gjerësisht, pasi një rritje kaq e me e çmimit për një kundërshtar që më parë nuk konsiderohej favorit, ka habitur shumë tifozë, raporton Presheva Jonë.

Arsyeja kryesore për këtë rritje të çmendur të çmimeve është forma e shkëlqyer që ka treguar Kosova në muajt e fundit. Fitoret ndaj Suedisë dhe Sllovenisë, si dhe barazimi kundër Zvicrës, e kanë ngritur dukshëm reputacionin e “Dardanëve”.

Kjo ka bërë që interesimi për ndeshjen në Bratislavë të rritet ndjeshëm nga tifozët planifikojnë të udhëtojnë për ta mbështetur ekipin në një ndeshje kaq të rëndësishme.

Kjo kërkesë e lartë ka bërë që tregu i biletave të ngritet fuqishëm, duke i dyfishuar çmimet krahasuar me ndeshjet e zakonshme të Sllovakisë.

Fansat sllovakë dhe kosovarë tani do të paguajnë më shumë se kurrë, ndërsa ndeshja e 26 marsit pritet të jetë një nga më të nxehtat dhe më të kërkuarat e vitit. Kosova shkon në këtë sfidë me besim dhe formë të shkëlqyer – dhe çmimet e biletave janë prova më e qartë e ndikimit të saj në futbollin ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Olimpia Gargano rikthen La Scanderbeide (1623) të Margherita Sarrocchi. Në…