
Bilsimi nuk deklarohet për medie pas intervistimit nga Prokuroria Speciale
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka dalë nga prokuroria, ku është intervistuar për rastin Peci.
Bislimi pasi ka dalë nga Prokuroria Speciale e Kosovës nuk i është përgjigjur interesimit të medieve.
Bislimi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale të mërkurën për intervistim lidhur me hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, e ka përmendur Bislimin për çështjen e funksionalizimit të kësaj fabrike.
Në fund të majit, Prokuroria Speciale ka urdhëruar bastisje në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë e Ferizaj lidhur me dyshimet për keqpërdorim të kontratës për dhënien me qira të këtij impianti.
Ministri Peci ishte intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Pos tij, qe intervistuar edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha. Pas intervistimit, Peci pati thënë se ka vepruar në interes të publikut.