Binaku takohet me Ademin, talenti shprehet i përkushtuar ndaj Kombëtares së Kosovës

26 tetor 2023 | 13:23

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi  është takuar me një nga talentet e rijnë të Kosovës. Leart Binaku Learti është futbollist nga Kosova, i cili aktualisht luan për R.F.C Searing në kategorinë U19 në Belgjikë.

Sipas, FFK-s, futbollisti ka shfaqur një përkushtim të thellë ndaj Kombëtares së Kosovës.

“Ai pati mundësinë të luante për Kosovën në një ndeshje miqësore të kategorisë U19 në shtator kundër Lihtenshteinit, teksa ka shprehur dëshirën për të përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës edhe në të ardhmen, dhe kjo është në përputhje me planet e përzgjedhësit të Kombëtares U19, Adil Maliqi për vitin 2024”,  ka njoftuar FFK-ja. Gjatë këtij takimi, Ademi ia ka dhuruar Binakut fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në ambientet e Fakultetit Filozofik, në bashkëorganizim të Institutit…