
Bisedat e publikuara nga telefonat e deputetëve, Haradinaj, gazetarëve: Qysh po i nxeni bre?
17 prill 2025
| 13:08
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nisur seancën me një shaka me gazetarët prezentë në Kuvendin e Kosovës.
“Mos i kapni telefonat”, “Ej, qysh po i nxeni bre?”, u ka thënë Haradinaj atyre, duke aluduar në fotografitë që po kapin kamerat në telefonat e deputetëve.
Një bisedë e tillë i doli seancën e kaluar Elbert Krasniqit ku u pa duke folur për bashkëpunimet e mundshme për formimin e qeverisë.
Aty u përmenden edhe “katër votat të Listës Serbe”.