Bisedimet ShBA – Rusi për luftën në Ukrainë rinisin më 4 shkurt

02 shkurt 2026 | 08:31

Bisedimet midis ShBA-së dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë do të rifillojnë në Abu Dhabi të mërkurën, më 4 shkurt, njoftoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky .

“Datat e takimeve të ardhshme trepalëshe janë caktuar: 4 dhe 5 shkurt në Abu Dhabi”, shkroi Zelensky në X.

Presidenti ukrainas shprehet se vendi i tij është gati për një diskutim të thelluar.

“Ukraina është gati për një diskutim të thelluar dhe shpresojmë që rezultati (i negociatave) do të na afrojë më shumë drejt një përfundimi të vërtetë të luftës”, shtoi ai.

Më 23 dhe 24 janar, raundi i parë i negociatave u mbajt në Abu Dhabi në prani të përfaqësuesve ukrainas, rusë dhe amerikanë.

Këto ishin negociatat e para të njohura të drejtpërdrejta midis Kievit, Moskës dhe Uashingtonit në lidhje me planin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e para të mëngjesit të së hënës ka…