Bisedimet Ukrainë-Rusi në Stamboll përfundojnë papritur, ende nuk ka detaje për ndonjë marrëveshje

02 qershor 2025 | 15:54

Sipas raportimeve nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, raundi i dytë i bisedimeve midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll ka përfunduar.

Dihet se takimi është ndërprerë më shpejt se sa ishte parashikuar, megjithatë ende nuk janë bërë publike detaje rreth përmbajtjes së bisedimeve.

Kujtojmë që më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në një fjalim të mbajtur në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, paralajmëroi për nevojën e një “niveli të ri të sanksioneve” ndaj Rusisë nëse bisedimet e sotme nuk sjellin përparim konkret drejt paqes.

“Duhet një presion i ri, sanksione të reja dhe jo vetëm nga Evropa”, ka thënë Zelensky, duke theksuar se pa presion të fortë, presidenti rus Vladimir Putin “do të vazhdojë të luajë lojëra”.

Ai poashtu ka kërkuar që aleatët ndërkombëtarë të Ukrainës të veprojnë në unitet dhe të aplikojnë masa të përbashkëta ndëshkuese “në nivelin e G7-ës”, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve – Zyra e Rrafshit…