Bislim Bislimi zgjedhet sekretar i MKRS-së

06 tetor 2023 | 20:45

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është bërë me Sekretar të ri. Bislim Bislimi, do ta ushtrojë këtë pozitë tash e tutje. Ai ishte në garë me Arian Ahmetin.

Epoka e re ka siguruar njoftimin e MKRS-së të datës 06.10.2023 ku tregohet se Bislim Bislimi është treguar dukshëm më i suksesshëm sesa kundërkandidati i tij, Ahmeti, e që të dy, janë të afërm me partinë në pushtet, në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në testin me shkrim, Bislimi ka mbledhur 45.97 pikë dhe në vlerësimin me intervistë ai ka marrë 42.28 pikë, pra një total i pikëve prej 88.25. Ndërsa 76.27 ishte numri i pikëve për Arian Ahmetin i cili u tregua më i dobët në intervistë.

Lëvizja Vetëvendosje, si parti opozitare pati ardhur në pushtet me premtimet se nuk do të punësojnë njerëz të partisë dhe familjarë, por është pushteti që po kritikohet më së shumti lidhur me këtë fenomen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Anton Quni, u nervozua goxha me kolegët…