Bislim Zogaj demanton Hasan Zenelin për dekonspirimin e Zahir Pajazitit

07 mars 2025 | 20:54

Ish-deputeti Bislim Zogaj ka reaguar pas deklaratave të Hasan Zenelit në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ku ky i fundit kishte folur për dekonspirimin e Zahir Pajazitit, duke përmendur emrin e Nait Hasanit.

I ftuar poashtu në “Kosova Today” në Klan Kosova, Zogaj ka vënë në dyshim qëndrueshmërinë e pretendimeve të Hasan Zenelit, duke thënë se deklaratat e tij janë bombastike dhe nuk pasqyrojnë realitetin.

“Nga mënyra se si flet, shihet qartë një jostabilitet. Ai mundohet të vendosë veten në një pozitë të rëndësishme, duke sugjeruar se Zahiri ka qenë nën varësinë e tij, kur në të vërtetë Zahiri ka qenë një nga personalitetet më të mëdha të Kosovës”.

Në mungesë të tij, Hasani po tentohet të paraqitet, për mos me thënë i pari por i dyti pas Zahirit, por fatkeqësisht, ai ka qenë shumë larg, në periferi”, ka thënë Zogaj.

Ai njëherësh e ka cilësuar Hasanin si një nga figurat kyçe në themelimin dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Një nga ata që ka bërë më së shumti për Kosovën dhe që është pjesë e historisë kombëtare është Nait Hasani. Me përgjegjësi të plotë e them se ai ka qenë shtylla kryesore në organizimin e UÇK-së. Është një ndër personalitetet më të guximshme dhe vizionare”, ka deklaruar Zogaj.

https://youtu.be/JEc6zHexrHg

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti mund të përballet me presione të njëjta…