Bislimi: Drejtësia të vihet në vend për Agon Zejnullahun, Sveçla të jap dorëheqje

09 korrik 2025 | 11:03

Veprimtari dhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Sali Bislimi, ka reaguar në lidhje me vdekjen e Agon Zejnullahut pak pas arrestimit nga policia.

Ai ka kërkuar që të vihet drejtësia për 27-vjeçarin nga Lipjani.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se dorëheqja e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është moralisht obligative.

“Drejtësia duhet të vihet në vend për viktimën Agon Zejnullahu. Dorëheqja e ministrit  të Punëve të Brendshme moralisht është obligative . Përdorimi i tepruar i forcës jo proporcionale duhet të dënohet e cila ka çuar në vdekjen e Agonit  të pafajshëm, kjo përbën një shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe protokolleve të intervenimit. Duhet të sigurohen masa mbrojtëse për të parandaluar përsëritjen e tragjedive të tilla.  Reformë të praktikave policore dhe rritje të llogaridhënies”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Më tutje, Bislimi ka thënë se kjo tragjedi tregon deficit në trajnimin e policëve ku shihet mungesa e mbikëqyrjes dhe kontrollit gjatë operacioneve.

“Policia duhet të trajnohet për të trajtuar situata komplekse duke respektuar të drejtat e njeriut. Nëse personi ishte nën arrest, por nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm, vdekja e individit tregon një dështim në ndjekjen e procedurave të përcaktuara. Ndikimet socio-politike në një incident te tille nxit mosbesimin ndaj policisë, veçanërisht në një rajon të ndjeshëm si Kosova ku mund  të përkeqësojë tensionet politike dhe  sociale, detyrimisht duhet  kërkuar një përgjigje të përgjegjshme  nga autoritetet. Ngushëllime familjes dhe miqve te tij. Zoti e pushoftë ne paqe!”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e Kaqun…