Bislimi: Është arritur pajtim me Serbinë për komisionin për personat e zhdukur

22 janar 2026 | 20:17

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është arritur pajtim me Serbinë për funksionalizimin e komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Pas rundit të ri të dialogut në Bruksel, Bislimi deklaroi se tani mbetet që përfaqësuesit e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë të takohen “në javët në vijim dhe të përcaktojnë prioritetet e para për punën e komisionit të përbashkët”.

Marrëveshja u arrit pas disa orësh bisedimesh që ndërmjetësi evropian në dialog, Peter Sorensen, zhvilloi veç e veç me Bislimin dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në fund të këtyre takimeve, në orët e mbrëmjes u mbajt një takim i përbashkët, në të cilin marrëveshja u formalizua.

Rundi i ri i dialogut u zhvillua pas vizitës së Sorensenit në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar.

Për çështjen e personave të zhdukur, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2023 u pajtuan për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një plan ambicioz për rindërtimin e Rripit të Gazës, të…