Bislimi jep detaje për arritjen e marrëveshjes për të pagjeturit

17 dhjetor 2024 | 19:23

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, njoftoi se është arritur pajtimi për zbatimin e plotë të deklaratës për personat e zhdukur. Ai theksoi se është rënë dakord për miratimin e versionit të dhjetorit të termave të referencës për komisionin e përbashkët, duke theksuar se Serbia kishte paraqitur pengesa, por duket se i ka tërhequr ato. Bislimi shtoi se mbledhja e parë e këtij komisioni do të mbahet gjatë muajit të ardhshëm.

“Jemi marrë vesh që të pranohet versioni i dhjetorit i termave të referencës së komisionit të përbashkët, kur Serbia kishte paraqitur pengesat dhe si duket i ka tërhequr ato, prandaj mendoj se tani mund të ecim tutje ku gjatë muajit të ardhshëm do të mbahet mbledhja e parë e këtij komisioni të përbashkët”, tha ai.

Sipas tij, ka premtime nga ana e Serbisë se nuk do të ketë tendenca për pengimin e punës së këtij komisioni përmes makinerive që ata dinë t’i zbatojnë.

Bislimi tha se Lajçak ka dënuar sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit dhe po ashtu ka treguar që BE është e gatshme të ndihmojë në hetimin e plotë të këtij rasti.

Ai tha se në takimin bilateral janë trajtuar edhe tema të ndryshme si ajo e IBM./RTK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luka Misetic, avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën…