Bislimi takohet me Cramonin, diskutojnë për dialogun dhe vizat

15 janar 2024 | 12:13

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila shoqërohej nga shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Faleminderit për kontributin tuaj madhor dhe mbështetjen rreth arritjes së liberalizimit të vizave”, është shprehur Bislimi në fillim të bisedës.

Nga ana tjetër, Von Cramon, bashkë me urimin e saj, ka theksuar se qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë merituar këtë vendim dhe arritjen e liberalizimit të vizave.

Në njoftim e qeverisë është thënë se Bislimi dhe Cramoni kanë diskutuar mbi angazhimin e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian, çështjet në lidhje me procesin e dialogut si dhe zhvillimet në vend, rajon e më gjerë.

Në përfundim, Bislimi ka shprehur falënderimin dhe vlerësimin e tij për rolin dhe angazhimin e Cramonit në Parlamentin Evropian dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë kaluar gati 50 vite që nga hera e fundit…