Bislimi thekson angazhimin e palëkundur të Kosovës në procesin e integrimit evropian

20 maj 2025 | 14:56

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi përkushtimin dhe angazhimin e palëkundur të Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe rrugën drejt aderimit në familjen evropiane.

Ai theksoi dhe nevojën e menjëhershme për heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat u vendosën padrejtësisht dhe vijojnë të mbeten në fuqi padrejtësisht, pavarësisht rekomandimit nga ish-përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandim i cili është dhënë pothuajse një vit më parë tashmë.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Plecityn për takimin dhe bisedën gjersa i uroi qëndrim të mbarë e të frytshëm në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar…