Bislimi thotë se Brukseli ka dy vërejtje në 6 kushtet e Kurtit

08 shkurt 2023 | 15:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën që kaluar ka prezantuar gjashtë kushte përmes të cilave, ka thënë se e pranon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bashkimi Evropian nuk i ka komentuar publikisht këto kushte të vendosura nga Kosova, por të mërkurën zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka thënë se kanë pranuar vërejtje për dy nga gjashtë kushtet.

Pavarësisht kësaj, Bislimi nuk ka treguar këto dy vërejtje, duke thënë se këtë përgjigje duhet ta japë emisari i BE-së, Mirolsav Lajçak.

“Gjashtë kushtet që ka prezantuar Kurti në fakt janë parakushte që tregojnë se mund të diskutohet për mekanizmin e avancuar të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve. BE-ja ka vërejtje të saj në dy kushte, por se cilat janë ato dhe pse kanë vërejtje mund ta pyesni z. Lajçakun kur të vijë në Prishtinë”, ka thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka nënshkruar…