Bislimi tregon se kush i shkoi në takim dhe çfarë diskutuan

21 prill 2020 | 15:32

Ministri  në detyrë i Financave dhe Transverve, Besnik Bislimi, ka takuar sot guvernatorit të Bankës Qendrore, Fehmi Mehmetin, me ç’rast kanë diskutuar për ecuritë në sistemin bankar dhe në sektorin privat të ekonomisë në tërësi në kohën e pandemisë Covid-19.

Bislimi nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook” ka  njoftuar se bashkërisht kanë analizuar mundësinë dhe afatet realiste për fillimin e relaksimit të masave kufizuese, dhe vështirësitë e sektorit privat deri në normalizimin e plotë të jetës dhe aktivitetit ekonomik.

“Si Ministria e Financave dhe Transfereve ashtu edhe Banka Qendrore është duke analizuar elementet kryesore që do të duhet të jenë pjesë përbërëse e pakos për rimëkëmbje ekonomike dhe po ashtu edhe akterët të cilët do duhej të përfshihen në diskutimet intensive”, ka shkruar Bislimi.

Postimi i plotë i Bislimit:

Të nderuar qytetarë,

Për sot kisha ftuar në një takim këshillues gjithë ish ministrat e deritanishëm të financave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si hap i parë drejt dizajnimit të një pakojë sa më të avancuar të rimëkëmbjes ekonomike. Kjo pako do të adresonte nevojat e ekonomisë menjëherë pas përfundimit të masave kufizuese në përballje me pandeminë COVID 19.

Kam marrë tri përgjigje në tërësi; konfirmimin për pjesëmarrje nga ana e guvernatorit të Bankës Qendrore, z. Mehmeti, përgjigjen e ish ministrit z. Ahmet Shala dhe ish-ministrit, z. Bedri Hamza. Zotëri Shala më ka njoftuar se është me qëndrim në SHBA dhe rrjedhimisht e ka të pamundur prezencën në takim, por ka ofruar mbështetje nga distanca me gjithë kapacitetin e tij intelektual. Ndërsa z. Hamza ka njoftuar se për momentin nuk e sheh të mundshme pjesëmarrjen në takim.

Si përfundim, unë kam takuar guvernatorin, z. Mehmeti, dhe kemi shkëmbyer informacione shumë të vlefshme për ecuritë në sistemin bankar dhe në sektorin privat të ekonomisë në tërësi. Po ashtu kemi analizuar mundësinë dhe afatet realiste për fillimin e relaksimit të masave kufizuese, dhe vështirësitë e sektorit privat deri në normalizimin e plotë të jetës dhe aktivitetit ekonomik. Si Ministria e Financave dhe Transfereve ashtu edhe Banka Qendrore është duke analizuar elementet kryesore që do të duhet të jenë pjesë përbërëse e pakos për rimëkëmbje ekonomike dhe poashtu edhe akterët të cilët do duhej të përfshihen në diskutimet intenzive.

Dua të përfundoj me potencim të sërishëm, se qëllimi i vetëm i ftesës për takimin e sotëm ka qenë gjetja e hapësirave për harmonizim të ideve dhe alternativave të subjekteve të ndryshme politike, në mënyrë që pas aprovimit të saj, pakoja të ketë mbështetje maksimale nga secili spektër i shoqërisë. Përkundër mos-gatishmërisë së ish kolegëve për të qenë sot në takim, dua t’u bëjë me dije që kabineti im mbetet i hapur për ata, idetë por edhe për kritikat e tyre konstruktive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi ditën e sotme se provat…