
Bislimi udhëton në Athinë, takohet me zyrtarë e deputetë nga parlamenti grek
03 mars 2023
| 09:19
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Athinë.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, gjatë kësaj vizite zyrtare, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë takime me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë nga parlamenti grek.