Bitcoin kapërcen vlerën rekord të 120 mijë dollarëve

15 korrik 2025 | 11:10

Bitcoin kapërceu vlerën e 120 mijë dollarëve mëngjesi e së hënës duke arritur një objektiv madhor për kriptomonedhën më të madhe në botë ndërsa investitorët janë plot shpresa për politika lehtësuese fiskal ndaj kriptoaseteve.

Kriptomonedha më e madhe në botë u ngjit deri në 122,838 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko ndërsa aktualisht këmbehet me 122,568 dollarë.

Ditën e sotme Dhoma e Përfaqësuesve në ShBA do të debatojë lidhur me një seri projektligjesh që i ofrojnë qartësinë rregullatore industrisë së aseteve dixhitale.

Krijimi i lehtësirave për këtë industri ishte një premtim i presidentit Amerikan Donald Trump i cili e quan vetveten si presidenti “kripto” dhe bëri thirrje ligjvënësve që të rishikojnë bazën rregullatore.

Rritja e Bitcoin, e cila këtë vit arrin në nivelet 29 përqind, nisi një furi për mbarë kriptomonedhat. Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë u rrit në 3,059 dollarë, niveli më i lartë në 5 muaj ndërsa XRP dhe Solana u rritën me 3 përqind secila.

Vlera e plotë e tregut arriti në 3,81 trilionë dollarë tregojnë të dhënat e CoinMarketCap.

Më herët këtë muaj, Uashingtoni shpalli javën e 14 korrikut si “java e kriptomonedhave”, ku anëtarët e Kongresit pritet të votojnë për Aktin Genius, Aktin për Qartësi dhe Aktin kundër Shtetit të Mbikëqyrjes me CBDC.

Projektligji më i rëndësishëm është Akti Genius, i cili do të krijojë rregulla federale për stablecoin-et. /PCWorld Albanian

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi olimpik i të rinjve të Kosovës do të përfaqësohet…