Bitcoini prek shifrën 20 000 dollarë për herë të parë ndonjëherë

17 dhjetor 2020 | 12:04

Nju Jork, 16 dhjetor – U desh pak kohë, por më në fund ndodhi: Një bitcoin aktualisht vlen më shumë se 20 000 dollarë. Numri ka një domethënie të veçantë për ithtarët e kriptovalutës. Më 17 dhjetor 2017, pas një periudhe të rritjes intensive, Bitcoini hyri në spektrin e 20 000 dollarëve, por u rrëzua fort në dy ditët e ardhshme, duke shkaktuar një rënie deri në 3 200 dollarë.

Bitcoin u afrua përsëri disa herë këtë nëntor dhe dhjetor, por çmimi ndaloi afër 20 000 dollarë, i ndjekur nga disa rënie shumë intensive.

Tani, megjithatë, ngritja e tij nuk është ndalur.

I nxitur nga një varg lajmesh të mira, rritja e çmimit ishte e pandalshme.

Kriptovalutat e tjera janë duke bërë mirë gjithashtu, me Ethereum që kushton 600 dollarë dhe XRP që kushton 0,46 dollarë – jo nivelet e tyre më të larta ndonjëherë, por goxha larg ngërçit që ishin në pranverën e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar seanca e re gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri…