
Bizneset e vogla, prioritet për Dr. Antigona Gashin në Asamblenë e Pejës (video)
02 tetor 2025
| 18:54
Shqitaro-amerikanja, Dr. Antigona Gashi, kandidate e PDK-së për asamble në Kuvendin Komunal të Pejës, me numër 13, ka postuar në rrjetet sociale një video ku thekson se do të jetë zëri i bizneseve në Asamblenë Komunale.
Ajo ka thënë se bizneset e vogla janë jetësore për zhvillimin e qytetit të Pejës.
“Bizneset e vogla janë zemra e ekonomisë sonë. Në Asamble do të jem zëri i tyre – për mbështetje, zhvillim dhe mundësi të reja në Pejë”, ka thënë Gashi.