Bizneset kosovare po ikin në Shqipëri: Brenda vitit biznesmenët kosovarë investuan 500 milionë euro atje

14 dhjetor 2025 | 22:13

Bizneset kosovare kanë intensifikuar ndjeshëm praninë e tyre në tregun e Shqipërisë, duke investuar afro 500 milionë euro vetëm brenda vitit të fundit.

Kështu ka bërë të ditur ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke u thirrur në të dhënat e publikuara nga monitor.al.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë realizuar disa blerje dhe zgjerime të mëdha strategjike nga kompani kosovare në Shqipëri. Ndër më kryesoret janë:

Viva Fresh ka blerë SPAR Albania për 36 milionë euro

Albi Holding ka blerë Fashion Group Albania për 7.6 milionë euro

KAN nga Kosova ka blerë Global Fast Food Albania, duke marrë në pronësi KFC-në e Shqipërisë

Artmotion është në proces të blerjes së Tring
HIB ka nisur hyrjen në tregun shqiptar.

investimeve nga Kosova në Shqipëri arrin rreth 500 milionë euro, duke e bërë Kosovën një nga investitorët më të rëndësishëm në vendin fqinj.

Ahmeti nxjerr disa konkluzione kryesore nga këto zhvillime:

Bizneset e mëdha kosovare po përballen me ngopje ose lodhje të tregut vendor, ndërsa zgjerimi i parë dhe më natyral mbetet Shqipëria.
Edhe pse ekonomia e Shqipërisë është më e madhe, kapitali në Kosovë është më i përqendruar, çka u mundëson kompanive kosovare blerje të mëdha strategjike.
Tregu i Shqipërisë po shihet si më atraktiv, me qarkullim më të madh të parasë dhe potencial më të lartë rritjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republikani Jim Jordan, kryetar i Komitetit Gjyqësor të Dhomës së…