Bizneset nesër bllokojnë hyrje-daljet në Prishtinë

28 maj 2025 | 15:33

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar nesër (e enjte), bizneset do t’i bllokojnë hyrje-daljet kryesore në Prishtinë për shkak të rritjes se energjisë

Kjo odë ka treguar se gjatë protestës së nesërme që do të bllokohen hyrje-daljet kryesore në kryeqytet.

Këto janë hyrje-daljet që do të bllokohen nesër:

Hyrja nga Veterniku – Hyrja nga Gjilani – te bllokohet hyrja nga Albi Mall e poshtë Veternikut – Kështu bllokohen te gjitha hyrjet (Ferizaj, Gjilan, Aeroport)

Hyrja nga Fushë Kosova – Hyrja nga Mitrovica – do te bllokohet hyrja prej rrethit te Madh te Lakrishtja (Dukagjini Tower) – Keshtu bllokohen te gjitha hyrjet nga Mitrovica dhe Fushë-Kosova

Hyrja nga Podujeva – Hyrja ne lagjen e Vranjevcit – te ish Humanisti – Udhekryqi te banka Raiffeisen – bllokohen hyrje-daljet nga Podujeva por edhe levizjet nga Dragodani ne drejtim te Shkabaj/Orlloviq.

Mjetet e përdorura: Automjetet e kompanive të prekura nga vendimi i ZRrE-së, me qëllim të sigurohet një prani e dukshme dhe të theksohet ndikimi që ka ky vendim në sektorin privat.

Kohëzgjatja: 2 orë, nga ora 10:00 deri në ora 12:00

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka pritur…