Biznismeni Piraj dhuron 10 përqindëshin e TRUST-it për bamirësi
12 dhjetor 2020
| 09:51
Gjatë ditës së djeshme ka filluar aplikimi për të tërhequr 10 përqindëshi i TRUSTI-t.
Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj, ka njoftuar se do të tërheq 10% nga Trusti, dhe të gjitha mjetet do i shpërndaj për njerëzit në nevojë.
“Edhe unë do të aplikoj për 10% e trustit!Vlera e të cilit është diku 2500-3000 Euro!. Unë kam vendos që këto para ti dhuroj sadaka për hir të Zotit tim për familjet në nevojë që në stinën e ftohtë që po hymë nuk kanë me çka të ngrohen!I ftoj të dhurojnë nga 10 EURO nga xhepi vetë të gjithë ata që do të më kritikojnë që sadakanë po e bëj publike!Allahu im ma prano!, ka shkruar Piraj në profilin e vet në “Facebook”.



