BKK dhe AShAK nënshkruajnë marrëveshje për shërbime bibliotekare

11 shkurt 2026 | 08:30

Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK) dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me synim forcimin e lidhjeve institucionale dhe avancimin e shërbimeve bibliotekare dhe shkencore.

Sipas njoftimit të BKK-së, marrëveshja parasheh bashkëpunim në kuadër të rrjetit bibliotekar, duke përfshirë shfrytëzimin e platformës KOHA për katalogimin, inventarizimin dhe përpunimin bibliografik të fondit bibliotekar të AShAK-ut, si dhe azhurnimin e bibliografive të akademikëve.

Po ashtu, marrëveshja përfshin trajnimin e stafit përkatës, shkëmbimin e materialeve bibliotekare dhe përvojës profesionale, si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kulturore, edukative dhe shkencore.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të qasjes në burime shkencore dhe akademike, si dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve për komunitetin hulumtues dhe publikun e gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpitë e zhurmshme, me volum të lartë të televizorit apo…