BKK-ja çel dy ekspozita për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, të hapura deri më 12 mars

05 mars 2026 | 14:47

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës (BKK), në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, sot u mbajtën dy aktivitete përkujtimore: u çel ekspozita dokumentare “Epopeja e UÇK-së në shtypin e Kosovës 2000-2020” dhe ekspozita fotografike “Ditënetët e zjarreve në Prekaz” nga fotografi Sefer Aliqkaj.

Drejtoresha e Përgjithshme e Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, theksoi se çelja e këtyre ekspozitave është një e dhënë më shumë për të kuptuar se historia është pjesë e identitetit dhe e shpirtit tonë dhe se e kemi për borxh t’ua mësojmë gjeneratave të reja se vendet e memories, si Prekazi, janë të gjithëkohshme.

Ndërsa fotografi Sefer Aliçkaj foli për rëndësinë dhe emocionet që përcjellin fotografitë e ekspozuara.

Këto dy ekspozita do të jenë të hapura për publikun deri më 12 mars në dy atriumet e BKK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka njoftuar se pas marrjes në pyetje të…