Blac Chyna kërkon 950 $ për të folur në FaceTime, 250 $ për t’ju ndjekur në Instagram

14 prill 2020 | 09:31

Dikush duhet të punojë në këtë shtëpi, tha Blac Chyna, nënë beqare me dy fëmijë dhe telefonoi agjentin për idenë e jashtëzakonshme që i lindi.

Përmes faqes zyrtare, Blac Chyna kërkon 950 dollarë për të folur në FaceTime me të (ju merr ajo pasi të bëni pagesën, mos u shqetësoni) dhe 250 dollarë për t’ju ndjekur mbrapsh në Instagram. Ç’privilegj t’i thuash dikujt “mua më ndjek Blac Chyna në Instagram” dhe të përgjigjen me “kush?”

Ish partneres së Rob Kardashian i ra në të se jetojmë në ditë të vështira dhe jo të gjithë kanë mundësi të paguajnë tarifat e saj të arsyeshme, prandaj mundësoi pagesat me këste pa interes.

Në të njëjtën kohë, mbi 16.6 milionë amerikanë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej papunësisë, kështu që plani i Blac Chyna nuk u prit aspak mirë nga publiku.

Por sikur tre njerëz t’i blejnë paketat e saj, Chyna paguan dritat për një muaj. Le të shërbejë si mësim: Bëni ç’t’ju leverdisë. Vetëm ju i dini llogaritë tuaja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSh) është nën zjarr pasi Tajvani…