Blair raportohet se është hequr nga lista e ngushtë e Trumpit për “bordin e paqes” të Gazës
Ish-kryeministri britanik humb rolin kyç në autoritetin transitor pas kundërshtimeve që ishin shprehur nga shtetet arabe dhe myslimane, ka raportuar gazeta londineze, “The Guardian”.
Tony Blair nuk do të ketë rol kyç në “këshillin e paqes” të Donald Trump për Gazën, pasi raportohet se shtetet arabe dhe myslimane kanë kundërshtuar përfshirjen e ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas gazetës “Financial Times” (FT), Blair është hequr pa zhurmë nga shqyrtimi për “bordin e paqes” të presidentit Trump, të cilin lideri amerikan ka thënë se do ta kryesojë vetë.
Më parë ishte raportuar gjerësisht se Blair kishte kërkuar në margjina për një rol të shquar në administratën e përkohshme të Gazës, pas raportimeve të planit të hartuar pjesërisht nga Instituti i tij, “Tony Blair për Ndryshim Global” (TBI) me dhëndrin e Trumpit dhe të dërguarin jozyrtar, Jared Kushner.
Ndërsa mbështetësit e Blairit kishin theksuar rolin e tij në dhënien fund të dekadave të dhunës në Irlandën e Veriut, kritikët kishin theksuar mungesën e arritjeve derisa shërbente si përfaqësues i të ashtuquajturit Kuartet – OKB, BE, SHBA dhe Rusi – për të ndihmuar ndërmjetësimin e paqes në Lindjen e Mesme.
Në botën e gjerë arabe, Blair u pa gjithashtu me skepticizëm dhe armiqësi për rolin e tij në pushtimin katastrofik të Irakut të udhëhequr nga SHBA-ja më 2003.
Blair ishte i vetmi person i identifikuar publikisht për rol të mundshëm në bord kur presidenti amerikan zbuloi planin prej 20 pikash që t’i jepet fund luftës midis Izraelit dhe “Hamasit” në fund të shtatorit, me Trumpin që deklaronte se Blair është “njeri shumë i mirë”.
Propozimi, në të cilin TBI kishte kontribut, ishte kritikuar për mungesën e një afati kohor të qartë për shtetësinë palestineze dhe për sugjerimin që Gaza të drejtohej sipas një kuadri ligjor të veçantë nga Bregu Perëndimor, duke çuar në frikë se dy elementët jo të afërt të Palestinës rrezikonin të mos parashikoheshin më si një politikë e vetme.
Duke pranuar se Blair mbeti një figurë e diskutueshme, Trump do të deklaronte në tetor: “Gjithmonë më ka pëlqyer Tony, por dua të zbuloj se ai është një zgjedhje e pranueshme për të gjithë”.
Tërheqja e raportuar e Blairit vjen pavarësisht pretendimeve se pati një takim të papublikuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në fund të nëntorit për të diskutuar planet, ka raportuar “Times of Israel”.
Një burim që foli me FT-në ka sugjeruar se Blair mund të ketë ende një rol më pak qendror. “Ai mund të ketë ende një rol në një kapacitet të ndryshëm dhe kjo duket e mundshme”, ka thënë personi.
Amerikanëve dhe izraelitëve u pëlqen”.
Zyra e Blairit nuk ka pranuar të komentonte, por një aleat tha se ish-kryeministri nuk do të jetë në “bordin e paqes”.
“Ky do të përbëhet nga udhëheqës botërorë që shërbejnë dhe do të ketë një bord ekzekutiv më të vogël nën të”, ka theksuar burimi për FT-në.
Nëse konfirmohet, mospërfshirja e Blairit do të sugjeronte episodin e fundit kaotik në planet e Trumpit për Gazën, të cilat po diskutohen në kohën kur ka sulme të vazhdueshme vdekjeprurëse izraelite në brezin bregdetar, ndërsa Shtëpia e Bardhë po lufton për rekrutimin e shteteve për forcën e saj paqeruajtëse të propozuar.



