
Blaka: Neokomunistët në pushtet nuk kanë ndjenja njerëzore
06 qershor 2022
| 15:05
Zëdhënësi i AAK-së Lulëzim Blaka, ka shpërndarë disa fotografi ku shihet se ka marrë pjesë në protestën e sotme të organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Ai ka theksuar se neokomunistët në pushtet nuk kanë ndjenja njerëzore.
“Gjithmonë e kam ditur se pushteti aktual neokomunist ushqen urrejtje patologjike ndaj UÇK-së dhe vlerave të lirisë. Sot mësova se të paktën 51 deputet të së majtës ekstreme, nuk kanë as ndjenja njerëzore. Përderisa jashtë piqte dielli, nga zyrat e Kuvendit hidhej një lloj lëngu si shampon, që digjte sytë e lëkurën, e pengonte frymëmarrjen. Sot nuk kishin kuorum. Herën tjetër…”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.