Blakqorri: Dukagjini ka skuadër cilësore

29 shtator 2021 | 14:39

I pranishëm në konferencën për medie të skuadrës së Dritës ishte edhe mbrojtësi Ilir Blakqorri. Ky i fundit ka thënë se si në çdo ndeshje futbollistët do të japin maksimumin për të arritur objektivin.

Blakqorri e ka lavdëruar skuadrën nga Klina, duke thënë se renditja tabelore nuk është reale.

“Është e vërtetë që Dukagjini ka një ekip shumë cilësor, klasifikimi mendoj edhe në që nuk është real. I njohim futbollistët që të cilët janë të dëshmuar në Superligë. Si çdo ndeshje tjetër, do të japim maksimumin tonë. E kemi analizuar mirë këtë takim dhe trajneri ka bërë analizën e tij, kemi gjetur ato pikat e dobëta që presim t’i sulmojmë ata”, ka thënë Blakqorri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka ndarë…