Bledi Shkëmbi emërohet trajner i ri i Struga Trim Lum

20 qershor 2025 | 13:34

Struga Trim Lum ka zyrtarizuar Bledi Shkëmbin si trajner të ri, duke pasuar Ilço Gjorgjioskin në pankinën bardhekuq. Shkëmbi, emër i njohur në futbollin shqiptar si lojtar dhe trajner, vjen pas dy periudhave në krye të KF Tiranës.

Pas ndarjes me bardheblutë, ai nis një sfidë të re në Strugë me objektiva afatgjatë. Kontrata me trajnerin korçar është dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ndihmës i tij do të jetë Sabien Lilaj, ish-mesfushor i Skënderbeut. Pjesa tjetër e stafit teknik mbetet e pandryshuar: Meriton Gega dhe Dejan Leskaroski si ndihmës, Stefan Meçkarovski trajner kondicional, dhe Dardan Miftari trajner i portierëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është…