Blerim Sallahu tregon kujt do t’i konfiskohet pasuria me ligjin e ri

11 janar 2022 | 21:47

Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme është duke u diskutuar dhe shumë shpejtë mund ta kemi në Kuvend për tu votuar.

Zv. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë në ‘Context’, se pasuria do tu hetohet të gjithë zyrtarëve publik dhe atyre që kanë lidhje me ta.

Kemi hartuar projektligjin dhe nuk e kemi ndërmend të ndalemi derisa çdo nen i këtij ligji është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Kosovës”. Ka thënë Sallahu në Context.

Duhet të hetohet pasuria e personave zyrtar, familjarëve të tyre të ngushtë, personave të ekspozuar politikisht dhe nëse ajo pasuri e personave zyrtarë ka kaluar te personat e tretë”, tha zv.ministri.

Qeveria gjithashtu ka paralajmëruar krijimin e një Byroje që po formohet pikërisht për çështjen e hetimit të pasurisë.

Byroja e ka të drejtën të mbledh informacione dhe të dërgoj në gjykatë për konfiskim. Mbi bazën e kësaj gjykata vendos për konfiskim ose moskonfiskimin e kësaj pasurie. Propozimi bëhet kur agjencia konstaton se disproporcioni në mes të ardhurave dhe pasurisë së bërë është mbi 25.000 euro”, tha Sallahu. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jemi dëshmitarë të këtyre ditëve të vënies në pranga në…