
Blerja e pijeve energjike për të miturit të ndalohet me ligj, pozitë e opozitë s’pajtohen
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shtyrë shqyrtimin e Raportit me amendamente të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se në Ligjin për konsumatorin është ndaluar blerja e pijeve alkoolike për të miturit nën 18 vjeç, por me ndryshimet e bërë do të ndalohet edhe blerja e pijeve energjike.
Kjo sipas saj, në bazë të direktivave të Bashkimit Evropian.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se është skeptikë për këtë propozim. “Unë mendoj që nëse ju vetëm jeni pajtuar në rregull. Veç mendoj se kjo nuk është e favorshme”, ka thënë ai.
Kryetari i Komisionit, Ferat Shala, ka thënë se kjo gjë nëse nuk definohet qartë, por sipas tij, mund të dëmtohen prodhuesit vendorë.
Deputetja Pacolli ka sqaruar se prodhuesit e dinë mirë se çka parasheh ligji. “Prodhuesit vendor e dinë që grupmosha e lejuar për blerjen e pijeve energjike është mbi 18 vjeç, p.sh në ambalazhimin e ‘Red Bullit’ shkruan mbi 18 vjeç, po ashtu edhe në ‘Golden Eagle’ shkruan”, ka thënë Pacolli.