Blerta Deliu: Gjykata Kushtetuese dha verdiktin që e prisnim!

08 gusht 2025 | 13:25

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese dha verdiktin që e prisnim!

“Kishim të drejtë TËRË KOHËN: Qeverisja e Albin Kurtit, përmes Avni Deharit, ka shkelur Kushtetutën në secilën seancë që nga 1 maji. Detyruan votim të fshehtë dhe na mohuan të drejtën për votë të hapur për Kryetar Kuvendi. Ky është një dështim i rëndë institucional dhe mungesë totale respekti ndaj ligjit dhe demokracisë. Kosova meriton udhëheqje me përgjegjësi dhe respekt për Kushtetutën, jo shkelje të qëllimshme e të përsëritura!”, ka shkruar Deliu në “Facebook”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha sot në vendimin e saj se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur.

Konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka propozuar vetëm Albulena Haxhiun për postin e të parës së Kuvendit, teksa edhe pas aktgjykimit paraprak të Kushtetueses, kishte argumentuar se ajo mund të zgjidhej përmes votimit të fshehtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i…