Deliu: Kurti i quante strukturat paralele si banda të Radojçiqit, duhet të tregojë sot apo i amniston ato
17 mars 2026
| 21:47
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë në “Pressing” se Albin Kurti i ka quajtur strukturat paralele si bandat e Radojçiqit.
Për këtë, ajo tha se ka shumë pyetje për marrëveshjen e Kurtit me Bashkimin Evropian që për një kohë Kosova të njëh dokumentet e lëshuara po nga këto banda.
Blerta Deliu tha se është dialoguar për një kohë shumë të gjatë.
“Kurti jo rallë i ka quajtur strukturat paralele banda që udhëhiqen nga Radojçiqi, prandaj unë kam shumë pyetje dhe do doja të di a është një amnistim i tyre, apo fillim i zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, sepse për ne është shumë e paqartë mënyra sesi tinëzisht është dialoguar për një kohë të gjatë”, ka thënë ajo.



