Blerta Deliu për kërkesën e VV-së që seancat të mbahen një herë në javë: Më pak punë, më shumë ngërç

17 maj 2025 | 16:35

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet një herë në javë, e jo çdo 48 orë siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo kërkesë është në kundërshtim me rregulloren, dhe nënkupton “më pak punë, më shumë ngërç”, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj:

Në vend që të punojnë me intensitet për zgjidhjen e bllokadës, po kërkojnë minimumin e mundshëm të angazhimit.

Kuvendi ka dështuar 17 herë radhazi të zgjedhë Kryetarin, e vendi ndodhet në krizë institucionale, tani del kërkesa që seancat të mbahen vetëm një herë në javë, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Me fjalë të tjera: më pak punë, më shumë ngërç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin Mentor Tolaj…