Blerta Deliu reagon pasi tri deputeteve iu ndërpre fjala në foltore të Kuvendit

29 qershor 2025 | 12:43

Gjatë seancës së sotme konstituive, deputeteve Vlora Çitakut, Hykmete Bajramit dhe Time Kadrijaj iu ndërpre fjala në foltoren e Kuvendit, nga kryesuesi Avni Dehari.

Lidhur me këtë zhvillim, ka reaguar deputetja e PDK-së, Blera Deliu-Kodra.

Ajo thotë se në vend të fjalëve, u dëgjuan urdhra.

“Vlora Çitakut, Hykmete Bajramit dhe Time Kadrijajt, ju mohua e drejta të flasin në foltoren e Kuvendit. Në vend të fjalës, dëgjuam urdhra: ‘Vetëm propozim! Për debat nuk ka. Përndryshe… sigurimi.’ Kjo nuk është demokraci. Kjo nuk është as fryma e Kushtetutës, as respekt ndaj qytetarëve që kanë votuar për përfaqësim të barabartë. Gjykata Kushtetuese ka folur qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve. Por në vend të bashkëpunimit, po shohim bllokim, arrogancë dhe përpjekje për ta kthyer votën ne farsë”, ka shkruar Deliu-Kodra.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje të dielën për…