
‘Blick’ zbulon tri ndryshimet që pritet t’i bëjë në formacion Zvicra ndaj Kosovës
Kosova do ta nis sonte aventurën kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 në udhëtim në Basel ndaj Zvicrës.
“Dardanët” përveç Zvicrës, në grupin B garojnë edhe me Suedinë dhe Slloveninë.
Mediumi i njohur zviceran, “Blick” ka njoftuar për tri ndryshime eventuale që përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin pritet të bëjë në krahasim me miqësoren që e zhvilloi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor.
Krahasuar me fitoren 4:0 në miqësoren kundër SHBA-ve, ka tre ndryshime: Silvan Widmer pritet të zëvendësojë Isaac Schmidt në krahun e djathtë të katërshes mbrojtëse.
Në mesfushë, Remo Freuler rikthehet në pozitën e tij të zakonshme përkrah Granit Xhakës.
Është shumë e mundur që Fabian Rieder të zëvendësojë Ardon Jasharin e lënduar. Në sulm, me tre shënuesit kundër ShBA-ve, Ndoye, Manzambi dhe Embolo gjithçka pritet të mbetet e pandryshuar.