‘Blindohet’ Tirana, masa shtesë nga policia afër hotelit ku po qëndrojnë futbollistët e Serbisë

06 qershor 2025 | 14:32

Policia e Shqipërisë  ka dhënë informacione shtesë në lidhje me masat për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e nesërme në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesshme deri ne 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje pasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen.

“Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht që i gjithë aktiviteti të përfundojë me sukses porsa i përket masave të sigurisë, dhe në këtë kuadër me qëllim shmangien e incidenteve, apelojmë për mirëkuptim nga ana e qytetarëve, si dhe respektim të udhëzimeve të strukturave të policisë në terren. Çdo sjellje apo veprim që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe me tolerancë zero”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët po i kthehen gjithnjë e më shumë gatimeve në…