Blinken apel banorëve ukrainas të largohen: Kushtet në Mariupol janë të tmerrshme

20 prill 2022 | 23:42

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka quajtur kushtet në Mariupol “vërtet të tmerrshme” dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që munden, të largohen nga luftimet përmes korridoreve humanitare.

Ai u shpreh se bota dëshmoi javë më parë vdekjen dhe shkatërrimin në Bucha, kur forcat ruse u tërhoqën.

“Ne mund të parashikojmë vetëm se kjo valë në një moment, tërhiqet nga Mariupol, ne do të shohim shumë më keq nga sa mund të imagjinohet”, paralajmëroi Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit u bëri thirrje civilëve që të largohen përmes korridoreve humanitare, të cilat Ukraina i ka konsideruar të sigurta dhe e quajti vendimin për t’u larguar “shumë të vështirë”, por të nevojshëm.

“Ka pasur marrëveshje për korridoret humanitare të krijuara më parë, të cilat janë shkatërruar shumë, shumë shpejt, sepse siguria është shkelur nga forcat ruse. Dhe kështu njerëzit që largoheshin, duke besuar se mund ta bënin këtë në mënyrë të sigurt u qëlluan”.

Ai vuri në dukje se SHBA po ndihmonte Ukrainën për të vlerësuar sigurinë e korridoreve të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara më 20 prill njoftuan për rundin e…