Blinkeni të enjten në Tiranë, kjo është agjenda

13 shkurt 2024 | 17:01

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të jetë për vizitë në Tiranë, ku pritet të takohet me kryeministrin e atjeshëm, Edi Ramën dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin.

Vizita e Blinkenit në Tiranë do të jetë disaorëshe, ku më pas i njëjti do të niset për në Munich të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, shkruan “Euronews”.

Pas takimit mes Ramës e Blinkenit, mund të ketë edhe një konferencë për shtyp, por që kjo ende nuk është konfirmuar.

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit është prioritet, e për këtë një takim Sekretari amerikan i Shtetit do të zhvillojë një takim edhe me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, sekretari Blinken pritet të takohet edhe me stafin e ambasadës amerikane.

Ardhja në Tiranë për disa orë e Antony Blinkenit do të shoqërohet edhe me masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit, ku pritet të ketë disa kufizime në segmentet nga aeroporti i Rinasit në drejtim të kryeqytetit, por edhe brenda Tiranës aty ku Blinkeni do të lëviz për të zhvilluar takimet.

Antony Blinken do të bëhet sekretari i gjashtë amerikan i Shtetit që vjen në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)…