Bllokada amerikane e porteve iraniane do të fillojë të hënën në orën 10:00

12 prill 2026 | 23:58

Komanda Qendrore e SHBA-së thotë se një bllokadë e trafikut që hyn dhe del nga portet iraniane do të fillojë në orën 10:00 ET (15:00 BST) të hënën, ka raportuar BBC. Të shtunën në Pakistan, SHBA-ja dhe Irani nuk arritën marrëveshje, teksa armëpushimi vazhdon.

Por, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do ta bllokojë Ngushtiën e Hormuzit, duke deklaruar se “Irani do të kthehet në bisedime dhe do t’i jap gjithçka SHBA-ja”.

Në anën tjetër, Irani ka deklaruar se nuk bien pre e kërcënimeve të tilla, por kanë përmendur se një marrëveshje është e mundur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, mbështetës të Tisza Party janë…