
Bllokada e re në Kuvend, Abdixhiku: Besoj që po futemi në një krizë tjetër të interpretimit në Kushtetuese
Bllokada e freskët në Kuvend të Kosovës me ndarjen e votës për pakicat kombëtare që i kanë të garantuara dy pozita të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, ata serbë dhe jo serbë, që u bë me kërkesë të Vetëvendosjes përmes Elbert Krasniqit, sipas Lumir Abdixhikut, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, mund të çojë në një krizë të re të interpretimit në Gjykatë Kushtetuese.
“Besoj që sot është shumë e qartë edhe dallimi vleror që kemi me ta, edhe për respektimin e Kushtetutës dhe përmbajtjes së njerëzve që duhet t’i prijnë institucion. Ky dallim kristal i qartë u kurorëzua me përçarës. E ndjej si gabim trashanik po ashtu votën e dy partive tjera që institucioneve të Kosovës t’i japin emër të tillë. Gjithsesi ky është vullnet e 73 deputetëve. S’jemi të lumtur me kualitetin e njeriut që përfaqëson këtë institucion. Tash çështje konstitucionale, besoj që do të futemi në një krizë tjetër të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket vendeve të pakicave në RKS, pakicës serbe, e cila duhet të ketë qartësi sa i përket të drejtës për propozimit. Ne nuk marrin pjesë në procese që nuk i konsiderojmë kushtetuese, është parimor. Tash të shohim si do të votojnë deputetët shumicë”, ka thënë Abdixhiku.